Sutaj-dc

Të Rekomenduara

SHKARKO WINRAR KETU:  

Per çfare sherben WinRar-i?

WinRAR është një program i vogël dhe mjaft i njohur, që përdoret për të arkivuar dhe depaketuar file. Në bashkëpunim me WinRAR në Gjermani, programi është përkthyer në shqip.
Çfarë bën WinRAR?
WinRAR është një arkivues i fuqishëm. Ai ofron mbështetje të plotë të fileve RAR dhe ZIP, depaketon 7Z, ACE, ARJ, BZ2, CAB, GZ, ISO, JAR, LZH, TAR, UUE, Z. Ndër vetitë e WinRAR futet edhe kompresimi i fortë, volumet, kriptimi, modulet vetë-depaketues, facilitetet e kopjes së sigurisë.

** WinRAR është shareware. Kushdo mund ta përdorë atë gjatë një periudhe testi prej 40 ditësh. Gjatë kësaj periudhe testi, apo më pak, nëse dëshironi të vazhdoni përdorimin e WinRAR, ju duhet ta regjistroni atë.

** Nuk ka tarifa shtesë për liçensën, përveç çmimit të regjistrimit, i shoqëruar ky me krijimin dhe shpërndarjen e arkivave RAR apo arkivave vetë-depaketues. Pronarët e një regjistrimi legal mund t'i përdorin kopjet e WinRAR që të prodhojnë dhe të shpërndajnë lirshëm këto arkiva, pa ndonjë kërkesë shtesë nga RAR.

** Arkivuesi WinRAR shpërndahet ashtu siç është. Nuk ka asnjë garanci të asnjë lloji të shprehur apo të implikuar. Përdorimi i programit WinRAR është puna juaj. As autori dhe as agjentët e autorit nuk janë përgjegjës për humbje të dhënash, dëmtime, humbje fitimesh apo çdo lloj tjetër humbjeje, ndërsa e përdorni apo keqpërdorni këtë program.


Tiparet e WinRAR:

* WinRAR prezanton një algoritëm kompresimi origjinal. Ai lejon një raport më të lartë kompresimi se mjetet e tjera të arkivimit për PC, veçanërisht për filet ekzekutuese, libraritë e objekteve, filet e mëdha të tekstit, etj.

* WinRAR ofron një algoritëm kompresimi opsional të optimizuar siç duhet për të dhënat multimedia.

* WinRAR mbështet filet dhe arkivat deri në 9,223,372,036,854,775,807 bait në madhësi, rreth 9000 PB. Numri i fileve të arkivuara është i pafundëm, për të gjithë qëllimet praktike.

* WinRAR ofron mbështetje të plotë për arkivet RAR dhe ZIP dhe është në gjendje të depaketojë arkivet CAB, ARJ, LZH, TAR, GZ, ACE, UUE, BZ2, JAR, ISO, Z, 7Z.

* WinRAR mbështet sigurinë e fileve NTFS dhe rrjedhat e të dhënave.

* WinRAR i ofron të dyja: një interface interaktive klasike për Windows dhe një interface të linjës së komandës.

* WinRAR ofron funksionalitet për krijimin e arkivit 'solid', i cili mund të rrisë raportin e kompresimit deri 10% - 50% më tepër se metodat e zakonshme, veçanërisht kur paketon një numër të madh të fileve të vegjël.

* WinRAR ofron mundësinë për të krijuar dhe ndryshuar arkivet SFX, duke përdorur modulet standarte dhe të jashtme SFX.

* WinRAR ofron mundësinë për të krijuar një arkiv shumë-volumësh si SFX.

* WinRAR ofron një numër funksionesh shërbimi, si vendosja e një fjalëkalimi, shtimin e komenteve të filit dhe arkivit. Edhe arkivat e dëmtuara fizikisht mund të riparohen dhe një arkiv mund të kyçet për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm. Informacioni i autenticitetit mund të shtohet për siguri shtesë dhe WinRAR do ta ruajë informacionin në aktualizimin e fundit dhe emrin e arkivit.
Ne kete faqe ishin 1919 visitantes
Este sitio web fue creado de forma gratuita con PaginaWebGratis.es. ¿Quieres también tu sitio web propio?
Registrarse gratis